Publikohet agjenda shtetërore për shënimin e Epopesë së UÇK-së, këto janë aktivitetet

Këshilli organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paraparë një program me aktivitetet të shumta në nderim të sakrificës dhe veprës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Më poshtë e gjeni të plotë programin me aktivitetet e parapara:
PROGRAMI
5 Mars
- Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri
- Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës
09:00 – Seanca solemne nëpër të gjitha kuvendet komunale
11:00 – Ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë
12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)
18:00-Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë
6 Mars
09:00 – Homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz
11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj
12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së 15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë
17:00 – Akademi përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë
7 Mars
09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj
11:00 – Turnir në shah, hoteli “Grand”, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj
17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale.