Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për rastin e Kuvendit, nxjerrë urdhërime për deputetët

Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë, sa i përket procedurave për konstituimin e Kuvendit.
E në këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar deputetët që që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, të jenë të pranishëm në sallë dhe të votojnë.
“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 ëForma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 ëVlerat] dhe nenin 74 ëUshtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë”, thuhet në vendimin e kushtetueses.
Po ashtu Gjykata ka udhëruar kreysuesin e Kuvendit të vazhdojë me piken tre të rendit të ditës për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve dhe se votimi duhet të jetë i hapur.
“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 ëZgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votim i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”.
Gjykata ka urdhëruar po ashtu njëzëri të gjithë deputetët, që të jenë të pranishëm në seancë dhe të votojnë.
“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë”;
Gjykata po ashtu ka urdhëruar deputetët që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.
“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafët 2, 3 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zgjedhin Kryetarin/en dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sipas pikave 3 dhe 4 të rendit të ditës të Seancës Konstituive brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Aktgjykimi”
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese po ashtu thuhet që të vazhdohet njëzëri, masa e përkohshme e vendosur më 24 korrik 2025 deri në hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi.;
VIII. T’UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;
TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës;
TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi në ditën e publikimit.

