12:12 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur, “Edhe ti”, nga Tayna dhe Mozziku

Ishte planifikuar që kënga e shumëpritur nga të dy artistët e njohur, Tayna dhe Mozziku të promovohej më 28 janar, por pas publikimit të paligjshëm dyshja sapo ka promovuar projektin më të ri.

Kënga mban titullin: “Edhe ti” dhe erdhi e vizuelizuar edhe me videoklip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në Youtube, shkruan Indeksonline.

Dy reperët e njohur bashkuan forcat për herë të parë, për të sjellë një këngë që u prit me padurim nga adhuruesit e të dyve.

Sigurisht, për tekstin u kujdesen vetë artistët, klipi u realizua nga “Sekuencë”, ndërsa muzika nga Cricket, mix/masterin nga Lorenc Aliaj dhe Cricket.

Më poshtë kënga me videoklip: