Publikohet data e sezonit të fundit të Squid Game

Seriali ” Squid Game ” i Netflix kthehet për sezonin e tretë dhe të fundit më 27 qershor.
Në një skenë makabre të paraqitur në klip, personazhi kryesor, Gi-hoon, shfaqet brenda një kutie të madhe dhuratash të zezë, të cilën rojet e përdorin si arkivole për lojtarët e vdekur. Lojtarët e tjerë, të frikësuar dhe kuriozë, afrohen dhe e hapin kutinë, duke zbuluar Gi-hoon brenda. Në momentin që ai zgjohet, publiku transportohet në fillim të një cikli të ri lojërash.
Traileri paraqet rishfaqjen e fytyrave të njohura nga seriali i famshëm: Njeriu Kryesor, Detektivi Hwang Jun-ho, si dhe lojtarët Myung-gi (lojtari 333), Dae-ho (lojtari 388), Hyun-ju (lojtari 120), Yong-sik (lojtari 007), Geum-ja (lojtari 149), Jun-hee (lojtari 222), Min-soo (lojtari 125), Nam-gyu (lojtari 124) dhe roja me uniformën rozë No-eul.