Publikohet deklarata e gjyqtarit, që ishte i gatshëm dëshmojë për parregullësit në rastin “Drenica”
Tomë Gashi, avokati i ish komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit përmes një postimi në Facebook ka publikuar dëshminë e kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, sipas Gashit, gjatë gjykimit të rastit Drenica ka qenë i gatshëm që të dëshmojë për parregullsitë e qëllimshme.
Sipas Gashit, EULEX-i kurrë nuk ka pranuar që ai të dëshmoj në Gjykatë lidhur me këto, dhe të njëjtën gjë nuk e kanë bërë as gjyqtarët vendore të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Kështu, përmes këtij statusi, ai ka publikuar edhe deklaratën e Simmons, raporton Indeksonline.
Ky është statusi i tij:
Dita 141
Po e publikojme deshmine e Kryetarit te Gjyqtareve te EULEX-it z.Malcolm Simmons, i cili gjate gjykimit te rastit Drenica ka qene i gatshem qe te deshmoje per parregullsite e qellimshme.
Deklarta e tij eshte vete spjeguese.
EULEX-i kurre nuk ka pranuar qe aj te deshmoj ne Gjykate lidhur me keto dhe te njejten gje nuk e kane bere as gjyqtaret vendore te Gjykates Supreme te Kosoves.
Kush po manipulon dhe kush po thirret ne thashetheme.!
Ky dokument do t’i sqaroje.
Malcolm Simmons tregon në vijim:
- Nga viti 2014 deri në vitin 2017 unë isha President i Gjyqtarëve të EULEX-it.
- Në Maj të vitit 2014 isha Gjyqtare i Lartë i Njësisë Mobile të EULEX-it dhe i përgjegjshëm për caktimin e gjyqtarëve të EULEX të njësisë mobile në lëndë që ishin në juridiksionin e EULEX-it dhe nën kompetencat e Njësisë Mobile. Gjyqtarja Anna Adamska ishte gjyqtare në Njësinë Mobile.
- Në Maj të vitit 2014 unë mora ankesa prej disa gjyqtarëve të EULEX-it në Njësine Mobile lidhur me përzgjedhjen e Gjyqtares Adamska në lëndën e të akuzuarve Sylejman Selimi etj., të njohur si ‘ Drenica’. Ishte supozim I gabuar që unë e kisha emëruar Gjyqtaren Adamska në atë lëndë. Në të vërtetë, kishte qenë supozim i arsyeshëm duke pasur parasysh faktin që unë kisha përgjegjësinë për caktimin e lëndëve të gjyqtarëve të Njësise Mobile.
- Më vonë, kur kam biseduar me Gjyqtaren Adamska ajo ka konfirmuar se ishte caktuar në rastin Drenica. Unë kam kërkuar nga ajo një kopje të vendimit për përzgjedhjen e saj. Aj vendim ishte i nënshkruar nga Gjyqtari Gerrit-Mark Sprenger, Kryetari i përkohshëm i mëparshëm i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it.
- Unë kam biseduar me gjyqtarin Sprenger I cili më ka thënë që e ka emëruar Gjyqtaren Adamska në rastin Drenica me kërkesë të Gjyqtarit Dariusz Sielicki. Aj ka thënë (Sprenger) se aj mendon që unë isha i vetëdijshëm për këtë kërkesë dhe se e kisha aprovuar kërkesën. Unë i kam thënë që nuk kam qenë në dijeni për këtë.
- Më pas, kam biseduar me Gjyqtarin Selicki. Aj më ka thënë që aj me të vërtetë i kishte kërkuar Gjyqtarit Sprenger të emëronte Gjyqtaren Adamska. Aj më tha që ishte në lidhje dashurie (ishte në afere) me Gjyqtaren Adamska dhe se prania e saj në këtë lëndë do t’i jepte atij një mundësi për të kaluar më shumë kohë me të dhe se caktimi I saj në këtë lënd gjithashtu do t’i jepte asaj përvojë të vlefshme në gjykime të krimeve të luftës.
- Caktimi I Gjyqtares Adamska në trupin gjykues të rastit ‘Drenica’ nuk ishte në përputhje me sistemin e shpërndarjes së lëndëve me short (random case allocation system). Për më tepër, ishte tërësisht e papërshtatshme që krytari I trupit gjykues në këtë rast duhet të zgjedhë një anëtar tjeter të panelit- dhe pa dyshim jo dikë me të cilën është në lidhje dashurie.
- E kam informuar Gjyqtarin Sprenger që emërimi i Gjyqtares Adamska ishte i pavend. Unë e kam ftuar atë që aj ta anuloj vendimin e tij dhe të emëroj një gjyqtare në përputhje me sistemin e shpërndarjes së lëndëve me short (random case allocation system). Aj ka refuzuar duke thënë se menagjmenti i misionit ishin të “kënaqur” me përbërjen e panelit.
- Në marrjen e rolit të Kryetarit te Gjyqtarëve të EULEX-it në vitin 2014 , unë ngrita këtë çështje me menagjmentin e lartë të misionit duke përfshirë edhe Nënkryetarin e Misionit, Shefin e Stafit dhe Këshilltarin e Posaçëm të Kreut të Misionit. Më pas e kam ngritur çështjen me Kreun e ri të Misionit Gabrielle Meucci.
- Misioni refuzoi të mbështesë kërkesën time për hetimin e mënyrës se si Gjyqtarja Adamska ishte zgjedhur në atë rast. Në të vërtetë, Kreu i Misionit dhe Nënkryetari i tij bënë shaka se si duke qenë Sielicki dhe Adamska në panel do të sigurojë dënim.
- Komentet e bëra nga Kryetari i Trupit Gjykues gjatë gjykimit për më tepër vënë në pyetje objektivitetin dhe paanësinë e tij. Në fillim të gjykimit ‘Drenica’ Kryetari i Trupit Gjykues i’u ka referuar të të pandehureve si “kafshë” dhe se Shqiptarët janë “inbred”(me prejardhje nga incesti; që shumëzohen brenda llojit). Aj tha se “ nëse unë i dënoj të pandehurit unë mund të marrë punë kudo në Evropë.”
- Në vitin 2017 unë u kontaktova nga avokati mbrojtës i rastit Drenica (sqarim: Avokatët mbrojtës të Sylejman Selimit) i cili më kërkoi që të jap një deklaratë mbi mënyrën se si paneli ishte përbërë. Unë e informova Kreun e Misionit për gatishmërinë time që të jap një deklaratë. Më pas u kontaktova nga Kreu I Departamentit Ligjor të EULEX-it i cili u mundua të më zhbind për të dhënë deklaratë. Kreu i Departamentit Ligjore më tha se nëse jap deklaratë pa autorizim të duhur të Kreut te Misionit, unë mund të i nënshtrohem masave disiplinore. Ajo më pyeti se nëse isha I vetëdijshëm për dëmin potencial të reputacionit të Misionit.
- Gjatë muajve të ardhshëm unë mora komunikata të ndryshme nga avokatët mbrojtës në rastin ‘Drenica’(sqarim: Avokatët mbrojtës të Sylejman Selimit) përmes email-it zyrtarë të EULEX-it lidhur me statusin tim potencial si dëshmitarë. Unë i përcolla këto email-a tek Gjyqtarët e EULEX-it të Gjykates Supreme të cilët do të vendosin sipas ankesave të avokatëve në të dy rastet Drenica. Një Gjyqtari ELUEX-it I cili do të vendoste lidhur me ankesat e avokatëve më ka pyetur , nëse do të jepja një përmbledhje me shkrim të dëshmive të mia. Dhe unë veprova ashtu.
- Unë u befasova pastaj që ta gjeja vetën si subject ndaj masave disiplinore. Unë u kritikova me akuza për përcjelljen e email-eve nga avokatët mbrojtës tek gjyqtarët e EULEX-it. U pretendua se unë provova t’i bëjë presion gjyqtarëve të EULEX-it të dëgjonin dëshmitë e mia. Kjo nuk ishte e saktë. Unë thjeshtë kam përcjellur email-at e marrë nga avokatët mbrojtës dhe i jam përgjigjur kërkesave ose pyetjeve të Gjyqtarëve të EULEX-it. Ishte e qartë se fillimi i procedurës disiplinore qe menduar të më tremb në menyre që unë të hesht, dhe ta dëmtojë besueshmërinë time.
- Interesi im i vetëm gjatë gjithë kësaj çështje ishte për të parë drejtësinë në vend.
- Unë jam i gatshëm të jap dëshmi para gjyqit që vendosë lidhur me këtë ankesë. Ka edhe materiale tjera që do i adresoj para gjykatës.
Përmbajtja e kësaj deklarate është e vërtetë sipas njohurive dhe besimeve të mia.
Datë 10 Qeshor 2018
Malcolm Simmons./Indeksonline/