14:19 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Publikohet dueti i shumëpritur nga Era dhe Nora

Motrat Istrefi kanë bashkuar forcat për të sjellur një projekt të përbashkët muzikor.

Era dhe Nora kanë publikuar këngën më të re ‘Nuk e di’ që është vizuelizuar edhe me videoklip i cili tashmë gjendet në kanalin zyrtar në ‘Youtube’ të kompanisë Ultra Music, shkruan Indeksonline.

Për klipin e këngës është kujdesur Entermedia ku të dyja këngëtaret shfaqen më në formë se kurrë më parë.

Ndryshe, ky është projekti i parë i përbashkët i dy motra ndërsa ato po punojnë për projekte të reja solo./Indeksonline/