Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, dominohet nga futbollistët e Manchester Cityt

Të marten e të merkuren janë zhvilluar ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Manchester City ka mposhtur Bayern Munchenin 3-0, Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Chelseas, Milani triumfoi ndaj Napolit 1-0 kurse Interi mposhti në udhëtim Benfican me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Faqja zyrtare e Champions League ka publikuar edhe formacionin e javës, ku dominohet nga futbollistët e Manchester Cityt.
Plot pesë futbollistë të skuadrës angleze janë në formacionin e javës, tre nga skuadra e Real Madridit, dy nga Milani dhe një futbollist i Interit.
Formacioni i javës: Courtois, Kjaer, Ruben Dias, Stones, Bastoni, Alaba, Rodri, Bennacer, Bernardo Silva, Vinicius, Haaland./IndeksOnline/