75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / Gj. Sh

Publikohet formacioni i javës së tretë në Champions League

Të marten dhe të mërkuren janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë në Champions League.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro ishte ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës katalanase, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Fitore të ”çmendur” shënoi edhe Real Madridi, ku mposhti me përmbysje Borusia Dortmundin, nga 0-2 në 5-2.

Faqja zyrtare e Champions League, ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave, ku nuk mungojnë futbollisti i Realit, Vinicius Jr dhe ai i Barcelonës, Rapihna, të cilët shënuan hat-trick.

Formacioni më i mirë: Perin, Ristovski, Stones, Hien, Gutierrez, Minamino, Barella, Raijnders, Raphina, Vinicius Jr, Duran./IndeksOnline/