Publikohet formacioni, këta janë 11 “luftëtarët” e Sylvinhos për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë sot do të luajë ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Ndeshja luhet në “Air Albania” dhe do të fillojë në ora 20:45, shkruan Indeksonline.
Sylvinho ka përzgjedhur 11-shen e tij startuese, e njëjtë ka bërë edhe trajneri i Gjeorgjisë, Willy Sagnol.
Sylvinho ka vendosur të luajë me rënditjen 4-3-2-1, me Strakoshën në portë dhe mbrojtjen e pandryshuar nga ndeshja me Ukrainën: Mitaj, Kumbulla, Ismajli dhe Hysaj.
Në mesfushë janë renditur Bajrami, Asllani dhe Ramadani, ndërkaq në sulm janë Manaj e Asani, bashkë me Arbër Hoxhën që starton pas një kohe të gjatë.
Formacionet janë si në vijim:

