Publikohet formacioni, kjo është 11-shja startuese e Fodës
Është publikuar formacioni zyrtar i Kosovës, në ndeshjen e sontme ndaj Zvicrës.
Ndeshja e fundit në fazën kualifikuese për Botërorin 2026 e gjen Fodën me 3 ndryshime në formacion, shkruan IndeksOnline.
Në ndeshje është kthyer portieri Aro Muriç, ndërkaq Fidan Aliti dhe Veldin Hoxha do të zëvendësojnë Albian Hajdarin dhe Leon Avdullahun.
Këta të fundit, trajneri Franco Foda nuk i ka angazhuar, për të mos rrezikuar pezullimin nga ndeshjet e play-off-it, që janë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Botëror.
Ndeshja e sotme zhvillohet në “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 20:45./IndeksOnline/


