75 Mall Live Search
18:15 / E Hënë, 09 Qershor 2025 / Gj. Sh

Publikohet formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Komoreve

Kombëtarja e Kosovës me fillim nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen miqësore kundër Komoreve.

Tashmë trajneri Franco Foda, ka vendosur për 11-shen që do të “zbarkojë” në fushë.

Foda do të luajë me sistemin 3-4-2-1.

Në ndeshjen e pare të zhvilluar në Prishtinë, “Dardanët” fituan me rezultat 5:2 ndaj Armenisë.

Këto dy ndeshje janë parapërgatitje për fazën e kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.