75 Mall Live Search
18:49 / E Martë, 26 Korrik 2022 / Gj. Sh

Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Ballkani-La Fiorita

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Ballkani sot luan ndeshjen kthyese kundër skuadrës nga San Marino, La Fiorita.

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Uefa ka publikuar edhe formacionin zyrtar të ndeshjes së sotme, ku trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka bërë tre ndryshime nga ndeshja e kaluar.

Portieri Ljuljanoviq do të jetë në vend të gardianit Stivi Frashëri, Abazi në vend të Jashanicës dhe Zyba në vend të Emërllahut.

FORMACIONET ZYRTARE:

BALLKANI: Ljuljanovic, Thaqi, Dellova, A.Thaqi, Abazi, Korenica, Kuc, Zyba, Gripshi, Rrahmani, Krasniqi.

LA FIORITA: Venturini, Romagna, Brighi, Fatica, Grondoni, Amoti, Palazzi, Semprini, Rinaldi, Grassi, Jaupi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00./IndeksOnline/