75 Mall Live Search
19:18 / E Premte, 05 Shtator 2025 / Gj Sh

Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Zvicër – Kosovë, Avdullahu nga minuta e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot nis kualifikimet për Kampionatin Botëror 2026.

Në ndeshjen e parë, ”Dardanët” do të luajnë si mysafire e Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”St. Jakob-Park” në Bazel, më fillim nga ora 20:45.

Selektori i Kosovës, Franco Foda dhe ai i Zvicrës, Murat Yakin, tashmë kanë publikuar 11-shet startuese.

Gjyqtar kryrsor i kësaj përballje do të jetë polaku, Szymon Marciniak.

Nga minuta e parë për Kosovën është edhe prurja e re, Leon Avdullahu.