23:05 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

Publikohet foto-ja, ky është 28-vjeçari që u qëllua për vdekje në “Tiranë”

Është publikuar së fundmi fotoja e 28-vjeçarit, i cili mbeti viktimë e një atentati mafioz në zonën e Asrit në Tiranë. Syri.net ka siguruar foton e Vilson Tafçiut (Noka).

Ai u qëllua me dy plumba pranë një lokal, nga një person që e thirri të dilte jashtë.

Mësohet se vikma ka qenë i shoqëruar në një lokal në rrugën Teodor Keko, kur është thirrur nga autorët për të dalë jashtë.

Mësohet se Tafçiu ka qenë i deportuar në vin 2018 nga Franca për trafik droge, ndërsa përdorte dy mbiemra.