10:30 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Publikohet fotografia e fundit e Bryantit, e realizuar pak orë para tragjedisë!

Një djalosh i ri, fans i basketbollit ka zbuluar një “selfie” me legjendën Kobe Bryant, vetëm pak orë para tragjedisë, që i mori jetën basketbollistit, vajzës së tij dhe 7 pasagjerëve tjerë që ishin në helikopter.

Supozohet se kjo është fotografia e fundit ku shihet Kobe, para se të ndodhte rasti tragjik, transmeton Indeksonline.

Kjo fotografi është publikuar nga Brady Smigiel, 13 vjeç, i cili u pa bashkë me Bryantin në akademinë e sporteve “Mamba”.

Kobe i premtoi të riut se do të realizonin një selfie më të mirë të nesërmen, por vdiq në katastrofën me helikopter disa orë më vonë.

Familja e 13-vjeçarit Brady, kanë thënë se djali i vogël është mjaft i mërzitur pasi mori vesh për ngjarjen tragjike. /Indeksonline/