75 Mall Live Search
20:06 / E Diele, 16 Mars 2025 / FR

Publikohet fotografia e parë e Papës që nga shtrimi në spital

Vatikani ka publikuar fotografinë e parë të Papa Françeskut që nga shtrimi i tij në spital.

Fotoja tregon 88-vjeçarin të ulur në spitalin Gemelli të Romës.

Vatikani njoftoi të dielën, për herë të parë që nga shtrimi i tij në spital një muaj më parë, se Françesku kremtoi meshën në kishën në spitalin Gemelli të Romës, shkruan CNN.

Vatikani tha se Papa vazhdoi me trajtimet dhe terapitë e tij, punoi dhe nuk kishte asnjë vizitor të dielën.