16:48 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Publikohet fotografia e parë e Rita Orës në Kosovë

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora mbrëmë ka mbërritur në Kosovë, ku kësaj here ajo erdhi me mision humanitar.

Me të ardhur në Kosovë ajo filloi punën menjëherë, sigurisht për shkak të agjendës së ngarkuar.

E në krah po i qëndron nëna e saj Vera Ora, ku përveç angazhimeve ajo bëri edhe një postim në profilin e saj Instagram, e cila shihet të jetë shumë e lumtur.

“Jam shumë krenare që Rita gjeti kohë të vizitoj Kosovën pavarësisht kohës saj të zënë me turne”, ka shkruar nëna e saj.