Publikohet fotografia e parë pas vdekjes së Maradonës, vazhdon gjykimi i të akuzuarve

Vdekja e legjendës së futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona është ende në dyshim.
Në Buenos Aires vazhdon gjykimi i të akuzuarve, njerëzve që ishin pranë ish-lojtarit të shumë klubeve, shkruan Indeksonline
Madje për herë të parë është publikuar një foto e Maradonas pas vdekjes së tij. Ai shihet se ndërroi jetë në shtëpi dhe jo në spital.

Prandaj, shtatë mjekët që u përkujdesën për shëndetin e tij tashmë janë në gjykatë dhe rrezikojnë deri në 24 vjet burgim.
Për foton e publikuar për herë të parë, e bërë menjëherë pas vdekjes së legjendës, Prokurori i Buenos Aires tha: “Të gjithë duhet ta dinë të vërtetën, familja e Maradonës dhe populli argjentinas duhet të dinë gjithçka. Maradona ishte nën kujdesin mjekësor në shtëpi, jo në spital. Edhe pse ata që u përkujdesen për Maradonan ishin vullnetaë, ata nuk arritën t’i përmbushin detyrat e tyre”.
Diego Armando Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare në nëntor të vitit 2020./Indeksonline/