75 Mall Live Search
15:01 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Publikohet fotografia e rrallë, ku shihen gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës së bashku

Kjo foto është realizuar në vitet ’50-të, ku shihet gjyshi i Dua Lipës dhe ai i Rita Orës tek qëndronin ulur bashkë në një tavolinë.

Dua dhe Rita, dy këngëtaret që tashmë gëzojnë famë botërore, flitet se nuk kanë raporte të mira mes vete, ndërkaq kjo fotografi tregon se familjet e dy këngëtarëve shqiptare, njiheshin qysh moti.

Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra flimave, regjisor i teatrit dhe i disa emisioneve televizive, ai po ashtu ka punuar katër vjet si përkthyes në “Rilindje”.

Ndërkaq, Seit Lipa ka qenë historian e intelektual i shquar në vitet 70-të, ishte i njohur jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore.

Fotografia është postuar në grupin Albanian Vintage Photogrpahy nga Nol Sahatçiu.