75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 20 Shkurt 2023 / B O

Publikohet fotoja, Biden mbërrin në Kiev në një vizitë të papritur

Biden ka bërë një vizite jashtëzakonisht befasuese në Kiev.

Presidenti i SHBA-ve ishte nisur për në Poloni, por befasisht ai pa paralajmërim është parë së bashku me Zelenskyn në qendër të Kievit.

Biden u pa jashtë Manastirit St. Michael Golden-Domed me presidentin ukrainas.

Menjëherë pas kësaj vizite, Zelensky ka publikuar një foto me të dhe ka shkruar:

“Joseph Biden, mirë se erdhe në Kiev! Vizita juaj është një shenjë jashtëzakonisht e rëndësishme e mbështetjes për të gjithë ukrainasit. 🇺🇦🇺🇸”