20:20 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / LB

Publikohet fotoja e gruas së vrarë në QKUK, detaje të reja për vrasjen që tronditi Kosovën

Një 35-vjeçare shtatzënë ka mbetur e vrarë rreth orës 18:00 para QKUK-së. Dyshohet se ajo është vrarë më armë zjarri nga ish bashkëshorti i saj.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se viktima është Hamide Magashi nga komuna e Lipjanit.

Ndërsa, dorasi i këtij krimi është Sokol Halili nga komuna e Shtimes.

E ndjera ishte në javët e fundit të shtatzënisë dhe ishte e shtrirë në Gjinekologji.

Sipas burimeve të Indeksonline ata ishin në proces të ndarjes.