75 Mall Live Search
19:53 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / BA

Publikohet fotoja e parë e Diddyt në burg

Fotoja e parë e Sean “Diddy” Combs në burg është publikuar.

Më 31 tetor, reperi dhe biznesmeni, 55 vjeç, u fotografua në oborrin e Federal Correctional Institution, Fort Dix, në New Jersey, ku u transferua një ditë më parë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 50 muajsh për krime seksuale federale. Në foto, Combs shihet me xhaketë blu të errët, kapelë dhe mjekër të bardhë.

Combs po qëndron në një njësi tip dormitor, pra e ndan hapësirën dhe me të burgosur të tjerë dhe ushqehet me një menu më të thjeshtë se zakonisht.

Ai u dënua muajin e kaluar në Southern District të New York për dy akuza për transport për prostitucion, duke u liruar nga akuzat më të rënda si trafikim seksual dhe rrjet kriminal, të cilat mund të kishin sjellë një dënim të përjetshëm.