75 Mall Live Search
23:47 / E Premte, 07 Prill 2023 / MSH

Publikohet “Himni i Gilanit” nga Naser Berisha

Një nga klasikët më të dashur të muzikës shqiptare, Naser Berisha, ka publikuar projektin e ri.

“Himni i Gilanit” quhet kënga që i thur elozhe qytetit të bukur të Gjilanit.

Kënga është xhiruar në kulmin e një ndërtese, me një panoramë të Gjilanit në prapavijë, teksa Berisha i këndon historisë së qytetit.

Për tekstin janë përkujdesur Xhelil Haziri dhe Naser Berisha, ndërkaq orkestrimin e ka bërë Rinor Ukimeri (RRecords).

Kënga është mundësuar nga avokati i njohur Arsim Vranovci, i cili ka qenë ideator dhe financues i këtij projekti unik.

Këngën mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm.