75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 24 Maj 2023 / AR

Publikohet hiti nga Nora Istrefi e Bruno

Ashtu siç kishte raportuar Indeksonline, këngëtarja Nora Istrefi dhe këngëtari Bruno erdhën me bashkëpunim.

“M’ke mungu” titullohet kënga të cilën e sollën me videoklip, në të cilin dyshja u shfaqen me plotë stil.

Për tekstin është kujdesur Muma e Nurteel, për muzikën Kushtrim Kelani e Nurteel, ndërsa për vijën melodike Bruno e Muma ndërsa kënga është prodhim i Fole Publishing.

Në linkun më poshtë mund ta dëgjoni këtë super projekt./Indeksonline/