07:20 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Publikohet ‘hulumtimi i kostos së punës 2018’

Aleanca Kosovare e Bizneseve, bënë publikimin e “Hulumtimit të Kostos së Punës 2018” në mbështetje të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.

Hulumtimi i Kostos së Punës realizohet për herë te dytë në Kosovë nga AKB. Synim kryesor i këtij Hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë Regjionet e Kosovës.

Hulumtimi i kostos së punës, (Labour cost survey-LCS), është një Hulumtim i cili mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit/punonjësve.