14:02 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Publikohet kënga e Arilenës, pretendente për Eurovisionin

Pas publikimit të këngës së Elvana Gjatës, e cila do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH-së, është promovuar edhe ajo e këngëtares, Arilena Ara.

Projekti i Arilenës mban titullin “Shaj” dhe erdhi po ashtu në versionin audio, në po të njëjtën mënyrë sikurse këngët e tjera konkurrente.

Ndërkohë Elvana dhe Arilena janë dy pretendentet kryesore për çmimin e parë, i cili i dërgon automatikisht në Eurovision.

Ndërsa, këngët e tjera pjesëmarrëse pritet të publikohen gjatë ditës së sotme./Indeksonline/