Publikohet kënga e “harruar” e Tina Turner

Kënga “Hot For You Baby” konsiderohej e humbur prej vitesh. Tani kompania diskografike e Tina Turner e ka publikuar atë.
Kënga u lëshua për herë të parë në BBC Radio 2 mëngjesin e sotëm, transmeton Indeksonline.
Kujtojmë që Tina Turner vdiq më 24 maj 2023 në moshën 83 vjeçare në shtëpinë e saj në Küsnacht në liqenin e Cyrihut, Zvicër.
Ajo vuante nga probleme shëndetësore duke përfshirë kancerin e zorrës së trashë, dështimin e veshkave dhe presionin e lartë të gjakut./Indeksonline/