17:33 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Publikohet kënga e re e grupit “Marigona”, rikthehen pas 14 viteve

Grupi i famshëm muzikor kosovar, “Marigona” është rikthyer në skenë pas 14 viteve mungesë.

“Ku je”, quhet kënga e Vullnet Sefajës me grupin e tij. Ilir Tolaj e ka punuar këngën, tekstin e ka shkruar Ilir Maqastena ndërsa interpretohet nga Vullnet Sefaja.

Pjesë e grupit Marigona janë antarët e vjetër. Vullnet Sefaja, Ilir Tolaj, Labinot Krasniqi, Faton Kurteshi, Teoman Ukça, Edon Ramadani e Xhemil Gjini.

“Për momentin po ia fillojmë me një këngë të cilës ka me ju publiku edhe videoklipi e po ashtu marrëveshjen që e kemi bo me kompaninë On Air prej të cilëve kemi gjet përkrahje shumë të madhe që të ardhurat e Youtube me i dhënë për bamirësi” kanë thënë anëtarët e grupit për Indeksonline.