18:07 / E Diele, 28 Nëntor 2021 / AR

Publikohet kënga e re e Taynes dedikuar grave dhe vajzave që lanë gjurmë në historinë tonë

Ditë më parë Indeksonline, paralajmëroi që Tayna do të publikoj këngën e re për festën e 28 nëntorit.

Ky projekt i është dedikuar grave dhe vajzave shqiptare të cilat kanë lenë gjurmë në historinë tonë në fusha të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Kënga “Heroinat” u vizualizua me videoklip, ku këngëtarja u shfaq e veshur kuq e zi.

Për tekst është kujdesur vet Tayna, ndërsa producent është Cricket.

Në linkun më poshtë keni këngën./Indeksonline/