19:45 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Publikohet kënga më e re nga Liridon Vllahiu: Vet m’ke lanë

Këngëtari Liridon Vllahiu ka publikuar këngë e tij më të re të titulluar “Vet m’ke lanë”.

Kënga është një baladë e punuar nga producenti Labinot Mezini. Teksti është shkruar nga Time Aliu.

“Vet m’ke lanë”, është finalizuar edhe me klip. Për video klipin është kujdesur produksioni “Bug Production”.

Këngëtari Vllahiu ka 10 vite që merret me muzikë. Ai njihet për zërin e tij karakteristik. Është mjaft i angazhuar nëpër ahengje familjarë si dasma, syneti. Shumicën prej tyre i ka brenda Kosovës por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Liridoni poashtu ka njoftuar se brenda 10 ditëve të ardhshme pret të publikojë projektin e radhës. Bëhet fjalë për një album live me këngë dasmash.

Më poshtë gjeni projektin më të ri muzikor nga Liridoni.