23:21 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Publikohet komedia “Vet i 40-ti” nga Qumili

Komedia “Vet i 40-ti” sonte është shfaqur në Pallatin e Kulturës në Gjakovë.

Premiera e kësaj komedie pati nderin të shfaqej në qytetin e Gjakovës, duke sjellë shumë të qeshura në mes të pranishmëve, shkruan Indeksonline.

Këtë komedi tanimë mund ta gjeni edhe në Youtube.

Kujtojmë që kjo komedi ngërthen në vete më se 40 role të aktorit Sevdai Radogoshi, apo siq njihet me rolin e popullarizuar “Qumili”, i cili ka rezymuar shumicën e roleve të tij duke sjellë kështu një komedi të bukur për publikun. /Indeksonline/