11:05 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Publikohet lëvizja e makinës të Tiger Woods pak para se të rrokulliset

Sportisti më i paguar në botë, Tiger Woods është aksidentuar dje në Los Angelos. Golfisti i famshëm po voziste veturë të modelit SUV Genesis GV80.

Kamerat kanë kapuar lëvizjen e veturës të Woods pak minuta para se të rrokulliset.

Bazuar në këtë video, vetura nuk duket në shpejtësi të madhe. Woods pak kilometra nga ky moment, ka humbur drejtimin në një kthesë, në të cilën thuhet se ndodhin shumë aksidente.

Oficeri Carlos Gonzalez ishte personi i parë që mbërriti në vendin e përplasjes.

Ai ka thënë se Tiger është personi më me fat që është gjallë pas një përplasje kaq të rrezikshme.

Tiger kishte veshur rripin e sigurimit në momentin e aksidentit dhe zyrtarët besojnë se kjo mund t’i ketë shpëtuar jetën./Indeksonline/