19:57 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Publikohet libri “Ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në Evropë dhe Azinë Qendrore”

Sot është publikuar libri “Ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në Evropë dhe Azinë Qendrore” i sponsorizuar nga Banka Botërore dhe Qeverisja Rajonale e Praktikës Globale ECA.

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ndihet krenar që ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të Qeverisjes ECA, ku morën pjesë më shumë se 500 pjesëmarrësve nga qeveritë, partnerët ndërkombëtar, akademitë, sektori privat dhe shoqëria civile nga e gjithë bota.

Studimi mbi Kosovën përmban një përshkrim të shkurtër kontekstual për vendin, pasuar nga një përshkrim i procesit të reformës në administratën shtetërore, qeverinë dhe agjencitë ekzekutive dhe qeverisjen lokale.

Postimi i plotë:

Sot është publikuar libri “Ndërtimi i institucioneve efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në Evropë dhe Azinë Qendrore” i sponsorizuar nga Banka Botërore dhe Qeverisja Rajonale e Praktikës Globale ECA.

Ndihem i nderuar që së pari kam përfaqësuar Republikën e Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të Qeverisjes ECA, ku morën pjesë më shumë se 500 pjesëmarrësve nga qeveritë, partnerët ndërkombëtar, akademitë, sektori privat dhe shoqëria civile nga e gjithë bota, dhe së dyti që kontribuova në këtë libër me punimin tim për Kosovën.

Studimi “Kosova: Vullneti politik: Një parakusht për sukses” bazohet në prezentimin që kisha paraqitur në Konferencën Rajonale të Qeverisjes ECA të mbajtur në Ankara nga 11-12 qershor 2019.

Studimi mbi Kosovën përmban një përshkrim të shkurtër kontekstual për vendin, pasuar nga një përshkrim i procesit të reformës në administratën shtetërore, qeverinë dhe agjencitë ekzekutive dhe qeverisjen lokale.

Më poshtë e keni vegëzen e librit ndërsa punimi im paraqitet në kapitullin e pestë të këtij botimi në faqen 132. Lexim të mirë./Indeksonline/