Publikohet lista e 10 filmave më të famshëm, në Netflix

Netflix-i ka lënë anash “modestinë”, duke publikuar listën me 10 filmat më të famshëm në këtë platformë.
Pozitën e parë e zë filmi “Extraction”, me protagonist Chris Hemsworthin, që u publikua në prill të këtij viti dhe i cili ka 99 milionë shikime, transmeton Indeksonline.
Pas “Extraction” qëndron filmi i Sandra Bullockut, “Bird Box” me 89 milionë, e ndjekur nga “Spenser Confidential” 85 milionë dhe “6 Underground” 83 milionë. “The Irishman” renditet në vendin e gjashtë me 64, pas “Murder Mystery” i cili ka 73 milionë.
Më poshtë lista e plotë:
1. Extraction (99 milionë)
2. Bird Box (89 milionë)
3. Spenser Confidential (85 milionë)
4. 6 Underground (83 milionë)
5. Murder Mystery (73 milionë)
6. The Irishman (64 milionë)
7. Triple Frontier (63 milionë)
8. The Ërong Missy (59 milionë)
9. The Platform (56 milionë)
10. The Perfect Date (48 milionë)