Publikohet lista e 40 kandidatëve për çmimin “Golden Boy”
Pak pasi Lionel Messi e mori çmimin e më të mirit nga FIFA në Milano, “Tuttosporti” publikoi 40 emrat që do të garojnë në çmimin e lojtarit të ri më të mirë në botë.
Gazetat që janë përfshirë në votim janë: Bild (Gjermani), Blick (Zvicër), A Bola (Portugali), l’Équipe (Francë), France Football (Francë), Marca (Spanjë), Mundo Deportivo (Spanjë), Ta Nea (Greqi), Sport Express (Rusi), De Telegraaf (Hollandë) dhe The Times (Mbretëria e Bashkuar).
Anëtarët votues zgjedhin pesë lojtarë me 10 pikë, duke i dhënë vendit të parë, shtatë pikë për të dytin, pesë pikë për të tretin, tre pikë për të katërtin dhe një pikë për të pestin, shkruan Indeksonline.
Disa nga fituesit e mëparshëm janë Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Paul Pogba, Raheem Sterling dhe Anthony Martial, të cilët e kanë dëshmuar edhe më vonë veten.
Sidoqoftë, ka edhe fitues që nuk kanë arritur të përmbushin premtimin e tyre.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit, Anderson fitoi vlerësimin në vitin 2008, bashkatdhetari Alexandre Pato e fitoi atë në 2009, Mario Balotelli në 2010 dhe Renato Sanchez në 2016.
Por dy fituesit e fundit duken të destinuar për madhështi – Kylian Mbappe dhe Matthijs de Ligt.
Këta janë emrat e të nominuarve./Indeksonline/
