Publikohet lista e “Dardaneve” për kualifikueset kundër Norvegjisë e Belgjikës

Gjatë këtij muaji Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave do t’i zhvillojë dy ndeshje kundër Norvegjisë dhe Belgjikës, të vlefshme këto për kualifikueset drejt Kampionatit Botëror “AUNZ 2023”.
Ndeshja e parë për “Dardanet” do të zhvillohet më 7 prill në qytetin e Sandefjordit, kurse më 12 prill, Kosova do të përballet si vendase me Belgjikën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kosova në këto dy ndeshe do të jetë nën drejtimin e stafit të ri që përbëhet nga trajnere të Suedisë, të udhëhequra nga Karin Anneli Andersen.
Trajnerja Anneli Andersen për ndeshjet kundër Norvegjisë dhe Belgjikës do t’i ketë në dispozicion 24 futbolliste, ndërsa ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të udhëtojë këtë të hëne drejt Sandefjordit, ku edhe do t’i zhvillojë përgatitjet para përballjes me futbollistet norvegjeze.
Ndërkaq, më poshtë e gjeni listën e futbollisteve të grumbulluara nga trajnerja Anneli Andersen për ndeshjet kundër Norvegjisë e Belgjikës.
