75 Mall Live Search
15:37 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / AR

Publikohet lista e filmave që po bëjnë namin në Festivalin e Filmit (video)

Festivali i Filmit në Venecia ka praktikisht të gjithë yjet që po mbajnë mbi supe ekranin e madh të kinemasë këtë vit, regjisorët fenomenalë, aktorët më të njohur dhe disa filma që po marrin ovacione të shumta.
 
Këto janë filmat më të përfolur të Festivalit të Filmit në Venecia:
 
“Bugonia”

Regjisor: Yorgos Lanthimos
 
Subjekti: 2 burra të fiksuar pas teorive konspirative marrin peng CEO-n e një kompanie të rëndësishme, pasi mendojnë se ajo është e lidhur me alienët dhe ka si qëllim të shkatërrojë Tokën.
 
“After The Hunt”

Regjisor: Luca Guadagnino
 
Subjekti: Një profesore kolegji e gjen veten në një udhëkryq, ndërsa një prej studentëve ngre akuza karshi një prej kolegëve të saj. Megjithatë, interesi i saj lidhet me një sekret të errët që mbart e shkuara.
 
“The Smashing Machine”

Regjisor: Benny Safdie

Subjekti: Mark Kerr, mundës profesionist i MMA, arrin kulmin e karrierës së tij, por përballet me sfida të shumta në jetën personale.
 
“Father, mother, sister, brother”

Regjisor: Jim Jarmusch
 
Subjekti: Një motër dhe një vëlla, të cilët prej vitesh nuk kanë kontakt, duhet të mblidhen dhe të flasin mbi traumat dhe situatat e së shkuarës, teksa përballen me 2 prindër të distancuar.
 
“In the Hand of Dante”

Regjisori: Julian Schinabel
 
Subjekti: Një tekst i shkruar me dorë nga Dante Aligheri duhet të kalojë nga një prift në një boss të njohur në Neë York.
 
“Frankenstein”

Regjisor: Guillermo Del Toro
 
Subjekti: Një shkencëtar brilant, por egocentrik, sjell në jetë një krijesë monstruoze, në një eksperiment që sjell një problem të madh.
 
“No Other Choice”

Regjisor: Park Chan-Wook

Subjekti: Një burrë, i cili prej vitesh është i papunë, ka një ide ‘gjeniale’: Të eliminojë konkurrentët.