Publikohet lista e Francës për ndeshjen kundër Shqipërisë, mungon “truri” i kampionëve
Franca ka publikuar listën me 23 lojtarë për ndeshjet kualifikuese kundër Shqipërisë dhe Andorrës.
Kampionët e botës nuk do ta kenë njërin nga futbollistët kryesorë të skuadrës, mesfushorin e Chelseas N’Golo Kante.
Më 7 shtator, Franca pret Shqipërinë derisa 3 ditë më vonë është nikoqire e Andorrës. /IndeksOnline/
