16:52 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Publikohet lista e futbollistëve të Kosovës për rrethin e dytë kualifikues

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futsall, Ramadan Cimili ka publikuar listën e futbollistëve, me të cilët do të paraqitet në rrethin e dytë kualifikues për Botërorin 2020, që mbahet prej 23 deri më 28 tetor në Maqedoninë e Veriut.

 Grumbullimi i ekipit do të bëhet me datën 20 tetor në hotel “Venus” në Prishtinë në orën 11:00. 

Ndeshjen e parë Kosova do ta luajë kundër Ukrainës, më 24 tetor në orën 17:30, ndeshjen e dytë kundër Maqedonisë së Veriut, më 25 tetor, po ashtu në orën 17:30 dhe ndeshjen e fundit kundër Sllovenisë, më 27 tetor, në orën 20:00.

Lista e futbollistëve

Ramadan Alaj- FC Liburn

Vahid Krasniqi- FC Liburn

Fredi Prenqi – FC Liburn

Bajram Ramadani – Fc Liburn

Malush Qerimi – FC Liburn

Ylli Mazreku – FC Prizreni

Dardan Topilla- FC Mabetex Prishtina

Fitim Krasniqi – FC Mabetex Prishtina

Drilon Paqarrizi – FC Mabetex Prishtina

Mergim Dervishaj – FC Mabetex Prishtina

Jeton Rukovci – FC Mabetex Prishtina

Oso Gjinovci – FC Prishtina 01

Getart Hyseni – FC Prishtina 01

Drilon Maxharraj – FC Peja Futsal