Publikohet lista e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim për gardian
Sapo është publikuar lista preliminare e kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin me shkrim për zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Prej 1 mijë e 496 kandidatëve, janë 1 mijë e 253 kandidatë që nuk e kanë kaluar këtë test.
Ndërsa, vetëm 243 aplikues e kanë kaluar testin me shkrim.
Kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar testin me shkrim, në bazë të rregullores kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për rishqyrtim, në afat prej tri
ditëve të punës (nga data 22 Nëntor e Enjte, deri me datë 26 Nëntor e Hënë ora 16:00) drejtuar komisionit përzgjedhës.
Në këtë link gjeni rezultatet./Indeksonline/