75 Mall Live Search
18:18 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Publikohet lista e Kosovës me ndryshimet e fundit të Giresse

Përfaqësuesja e Kosovës, do të luaj dy ndeshje miqësore gjatë muajit nëntor.

Me 16 nëntor do të luaj kundër Armenisë ndërsa me 19 kundër Ishujve Faroe, shkruan IndeksOnline.

Trajneri Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret është përqendruar kryesisht në emra të rinj.

Lista ka pësuar disa ndryshime prej se është publikuar për herë të parë para disa oreve.

Toni Domgjoni është larguar nga lista dhe në vend të tij është ftuar Eris Abedini.

Po ashtu në listë janë shtuar edhe dy futbollistë të tjerë, Kreshnik Hajrizi i Luganos dhe Ermal Krasniqi i FC Ballkanit.

Të dy ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë./IndeksOnline/