75 Mall Live Search
14:08 / E Diele, 31 Mars 2024 / Gj. Sh

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet e muajit prill

Përzgjedhësja e Kombëtares së Kosovës U19, Albina Rrahmani, e ka publikuar listën e Dardaneve të reja, të cilat janë përzgjedhur për ndeshjet e radhës në kuadër të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian U19 të vajzave.

Dardanet kanë udhëtuar sot për në Gjibraltar, ku do të zhvillojnë tri ndeshje më 2, 5 dhe 8 prill.

Ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Victoria” dhe kundërshtarët e Kosovës do të jenë Gjibraltari, Luksemburgu dhe Izraeli.