Publikohet lista e pagave në ushtrinë kroate, ja sa marrin ushtarët, oficerët, gjeneralët

Për herë të parë pas 16 vjetësh, koeficientët e pagave në ushtrinë kroate janë rritur.
Kjo ka bërë që pagat të rriten në shkallë më të madhe për ushtarët, nënoficerët dhe oficerët e rinj, shkruan Indeksonline.
Ushtari më i thjesht në Kroaci tani do të ketë pagën 1.515 euro, nga 1.100 që e kishte deri tani.
5.115 euro do të jetë paga e gjeneralit më të lartë të ushtrisë kroate./Indeksonline/
