75 Mall Live Search
09:59 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / G T

Publikohet lista e Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit, rikthehet Ismajli

Kombëtarja e Shqipërisë ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.

Trajneri Sylvinho sot ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshjet e këtij muaji, ndaj Andorrës dhe Anglisë, shkruan Indeksonline

Në këtë grumbullim është rikthyer sulmuesi Indrit Tuci dhe mbrojtësi, Ardian Ismajli.

May be an image of football, soccer and text that says 'FIFA LISTA E KOMBETARES PORTIERE MESFUSHORE THOMAS STRAKOSHA KRISTJAN ASLLANI MARIO DAJSINANI QAZIM LACI SIMON SIMONI YLBER RAMADANI MEDON BERISHA JULJAN SHEHU ADRION PAJAZITI NEDIM BAJRAMI ARBÉR HOXHA JASIR ASANI MBROJTES MARIO MITAJ NASERALIJI ALIJI BERAT GJIM JIMSHITI ARLIND AJETI ARDIAN ISMAJLI KLISMAN CAKE ELSEID HYSAJ IVAN BALLIU SULMUES ARMANDO BROJA REY MANAJ MYRTO UZUNI MIRLIND DAKU INDRIT TUCI TRAJNER SYLVIO MENDES CAMPOS JUNIOR 13 NENTOR ESTADIFA FAF 20:45 16 NENTOR AIR ALBANIA 18:00'

Po ashtu, në këtë listë nuk është emri i Anis Mehmetit, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bristol Cityn.

Më 13 nëntor, Shqipëria luan ndaj Andorrës si mysafire, kurse më 16 kundër Anglisë në “Air Albania”./Indeksonline/