Publikohet lista për çmimin “Golden Boy”

Gazeta italiane, ”Tuttosport”, ka publikuar listën me futbollistët e nominuar për çmimin ”Golden Boy”.
“Golden Boy” është një çmim vjetor që jepet për futbollistin më të mirë të ri në Evropë nën moshën 21 vjeç, i cili luan në një nga ligat elitare evropiane, shkruna IndeksOnline.
Favoritet kryesor për këtë vit janë Pau Cubarsi, Desire Doue e Arda Guler.
Në listën e publikuar mungon Lamine Yamal, pasi sipas rregullave, një futbollist nuk mund të nominohet më shumë se një herë.
Fituesi i ”Golden BVoy” përcaktohet nga një panel gazetarësh sportivë nga mediat më të mëdha evropiane.
Disa prej futbollistëve që e kanë fituar këtë çmim në dekadat e fundit janë: Wayne Rooney (2004), Lionel Messi (2005), Cesc Fàbregas (2006), Kylian Mbappé (2017), Erling Haaland (2020), Jude Bellingham (2023) dhe Lamine Yamal (2024)./IndeksOnline/
