75 Mall Live Search
11:18 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / B O

Publikohet lista për miqësoren me Katarin

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edoardo Reja ka publikuar listën për miqësoren me Katarin më 9 nëntor.

22 lojtarë janë nga kampionati vendas, vetëm Kristan Abazaj vjen nga Turqia.

Pjesë e grupit janë pjesa më e madhe e lojtarëve që ishin edhe në miqësoren me Arabinë Saudite të luajtur më 26 tetor në Abu Dabi, ndërkohë që këtë herë mungojnë disa nga lojtarët që aktivizohen me klubet e huaja.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30. Kjo do të jetë përballja e tretë në histori mes Shqipërisë dhe Katarit, që të gjitha në ndeshje miqësore.