Publikohet logoja dhe agjenda shtetërore e aktiviteteve për Epopenë e UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon pë Epopenë e UÇK-së si dhe agjendën e aktiviteteve që do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars.
Agjenda nis nga e mërkura deri të premten. Do të nisë me mbajtjen e orës së parë mësimore në të gjitha shkollat e vendit kushtuar Epopesë së UÇK-së, ndërsa mbyllet me Natën e Zjarreve në Prekaz dhe një program artistik në shehin “Adem Jashari” në Skënderaj.