75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 08 Korrik 2022 / B O

Publikohet “Malli” i Dafina Zeqirit

Mbrëmë është publikuar projekti i paralajmëruar nga këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri.

Kënga titullohet “Malli”, të cilën artistja e lansoi me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për tekstin e këngës janë përkujdesur Elinel dhe Dafina Zeqiri, ndërsa për muzikën Bigdeal records.

Ndërkaq, për realizimin e videoklipit, Dafina Zeqiri ka bashkëpunuar me Entermedia-n.