75 Mall Live Search
19:54 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / F.R

Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK kanë bërë publike marrëveshjen e tyre të koalicionit, e cila sipas palëve nënshkruese paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve dhe thellimin e proceseve demokratike në vend.

Në dokumentin e nënshkruar thuhet se bashkëpunimi synon garantimin e një qeverisjeje transparente, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve, shkruan IndeksOnline.

“VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Sipas tyre, secila nga partitë pjesëmarrëse sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë në veprimtarinë publike dhe një traditë të angazhimit shoqëror, të cilat pritet të reflektohen në funksionimin e koalicionit./IndeksOnline/