11:28 / E Martë, 17 Maj 2022 / B O

Publikohet momenti kur ish-futbollisti vdes pasi u hodh nga një shkëmb në Spanjë

Mourad Lamrabatte ka humbur jetën në sy të familjes pasi u hodh nga një shkëmb në Ishujt Malgrats të Spanjës.

Ish-futbollisti i skuadrës së Vitesses në Holandë provoi hedhjen nga 22 metra, por që ra në një shkëmb duke humbur jetën në vend.

Lamrabatte, po kalonte pushimet në Mallorca me gruan dhe dy fëmijët e tij. Së fundi ai është bërë i njohur si trajner i shquar në kik-box./Indeksonline/